“Rroftë Partia”, pensionisti: Në Korçë duartrokisnin për Ramën, turp
Ndalesa e radhës së turit të takimeve me pensionistët të kryeministrit Rama ishte në Korçë.
Teksa bëri një panoramë të ecurisë së rritjes së pensioneve me anë të indeksimit, shumë prej pensionistëve shfaqeshin pozitiv ndaj tij.
Mirëpo një prej reagimeve të një zonjë në Korçë, e cila iu drejtua kryeministri me fjalët “Shoku Edi Rama, të na rrojë partia”, ka ngjallur reagim tek ata pensionistë të cilët nuk kanë pakënaqësi për rritjen e pensioneve.
Një prej tyre, Baftjar Dema ishte i ftuar në studion e Euronews Albania me gazetaren greta Topjana, ku diskutoi rreth takimit të kryeministrit me pensionistët në Korçë.
Zoti Dema shprehu pakënaqësi ndaj asaj panorame të krijuar në takimin e së premtes dhe i bëri thirrje kryeministrit Rama që të rris edhe më shumë pensionet, në mënyrë që të moshuarit e vendit të jetojnë me dinjitet.
“Këto 10 vjet zoti Rama nuk i ka rritur fare pensionet. Po ti kishte rritur sikur edhe me 5%, ne do kishim rritje të madhe. Mbrëmë e dëgjova në Korçë, kishte pleq më të vjetër se unë, mosha e të atit të zotit Rama dhe gati të rrihnin duart; Partia Enver. Meqënse ne u futëm për në rrugën në Europë, të zbatoj dhe të na jap ato që jep Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe të mos vuajmë dhe ne pensionistët. Jemi derdh mund dhe gjak në këtë vend. Ne jemi 6-7 shokë që kërkojmë statusin e minatorëvëe, ne nuk jemi anëtar partie. Mos të na lërë të vujmë zoti Rama, të na japë statusin e minatorit. Nuk na hyjnë në punë partitë, u ngopëm nga këto 34 vite me parti”, tha pensionisti.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë