Rruga në BE, Sulo: Ja e vërteta e madhe që di Rama për anëtarësimin

15 Maj 2025 | 22:13

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të Shqipërisë, duke e cilësuar entuziazmin e shprehur nga BE si “fallco” dhe të motivuar politikisht.

Sipas Sulos, edhe Kryeministri Edi Rama është i vetëdijshëm për këtë realitet, por e përdor për përfitime personale dhe politike.

“Po, është e vërtetë. E përdori edhe në fushatë,” tha Sulo, duke iu referuar retorikës së Ramës për integrimin europian. “Ai e di të vërtetën e madhe, që është se, po të jetë për kritere, Shqipëria mund të futet në BE vetëm politikisht”.

Sulo nënvizoi se vendet anëtare të BE-së kanë “luajtur pisët” gjatë gjithë historisë së zgjerimit.

“Kanë qenë hipokritë. Dhe nëse nesër mbaron “lufta” ose ndodh ndonjë erë populiste e ekstremit të djathtë në Francë apo Gjermani, ne jemi jashtë,” shton gazetari.

Duke komentuar sjelljen e Kryeministrit Rama në skenën ndërkombëtare, Sulo tha se ai e përdor çështjen e integrimit, duke i dhënë përfitime të huajve në kurriz të interesave të vendit.

“Rama i di këto, prandaj bën Samite, bën politikë personale duke i dhënë nga interesi i vendit përfitime të huajve”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026