“Rrugëtim drejt kompozimit”, masterclass i Çesarit: Ka talente, por mungon vullneti
Artisti Olen Çezari është rikthyer në bankat e Liceut Artistik për të ndarë me të rinjtë përvojën e tij si violinist në skenat më në zë të botës.
Violionisti i mirënjohur Olen Çezar ndodhet në Tiranë, ku po kryen një masterclass me nxënësit e Liceut Artistik.
Një emocion i veçantë për të, pasi është një rikthim në bankat e shkollës, por këtë herë si një profesionist.
“Ky është vendi i zanafillës kur isha 10 vjeç erdha në lice. Misioni im është që fëmijët të përqendrohen jo vetëm nga hallakatjet që vijnë nga bota por dhe nga muzika që është gjuhë universale”-tha ai.
Ky është viti i dytë i master-classit të tij, ku siç ai thotë, vëren shumë talente të së ardhmes, por talenti i tyre “calon” në një pikë.
“Ka shumë artistë të mirë, brumë të mirë, por ideja është tek vullneti. Kalamajt janë shumë të hallakatur nga gjithë interferenca që i vijnë telefon…muzika mund të jetë dhe një nga këto ndihmat që i çon drejt një gjëje reale”- shtoi ai.
Olen Çezari, nuk do ti ndërpresë këtu marrëdhëniet me Shqipërinë. Ashtu siç është bërë traditë tani me, atë do ta shohim sërish në festivalin “Porto Palermo”, nga data 15 Korriku deri më 15 Gusht.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet