“Rrugëtimi im”, piktori i mirënjohur Pashk Përvathi promovon librin autobiografik

10 Nëntor 2023 | 17:05

“Mjeshtri i madh” i penelit dhe i artit figurativ na befasoi në një fushë të re të artit, atë të penës. Libri “Rrugëtimi im’’ një  jetëshkrim mjaft voluminoz që i ka marrë piktorit 13 vite për ta shkruar u promovua në sallën “UNESCO” në Muzeun Historik Kombëtar, ku morën pjesë artistë të shquar të arteve figurative, ish-ministra, deputetë dhe botues të rëndësishëm.

“E kam thënë diku në libër, po e them edhe sot, lajthita një ditë dhe shkruajta një libër. Nuk pyeta asnjeri se si bëhet një libër, e di pse se edhe ne piktorët në zhanrin që bëjmë ne duke u përpjekur të mos ngjasojmë me askënd tjetër, thash të mos pyesim asnjë se si bëhet ky libri, po e bëra si dit unë”,-tha Pashk Përvathi.

Jemi mësuar ta shohim në peizazh me tablotë  e tij që  herë  shpërfaqin një dritë të brishtë, e herë  një  dritë  verbuese, sot shohim një Pashk i cili ka shkruar rrugëtimin e tij, me kujtimet e tij personale ku nuk mungojnë  poeti i mirënjohur lezhjan Rudolf Marku dhe miku i tij i fëmijërisë  shkrimtarin Preç Zogaj.

“Pashku është vepra e tij, është vepra që zgjon kureshtjen për të mësuar për jetën e tij, për veprën e tij”,-tha Preç Zogaj.

Libri mjaft i vlerësuar rrëfen me emocion e natyrshmëri hapat e piktorit, rrugëtimin e tij të pandalshëm ku nisja dhe mbërritja do të takohen në të njëjtën pike, në Lezhën e tij të dashur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026