Rrumbullaku mesazh urimi Policisë për Vitin e Ri: Mirënjohje për punën tuaj

31 Dhjetor 2023 | 10:16

Në prag të ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, iu ka dërguar një mesazh urimi të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, për t’iu shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe rezultatet e arrira gjatë vitit 2023.

Gjithashtu, i ka siguruar ata se do të kenë mbështetjen e tij absolute, për të arrirë rezultate më të mira gjatë vitit të ri 2024.

Mesazhi👇

“Bashkërisht përmbyllëm një vit plot sfida, gjatë të cilit falë përkushtimit, angazhimit dhe sakrificës së të gjithëve ne, arritëm të kemi më shumë rend, siguri dhe rezultate shumë më pozitive kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.

Mirënjohje dhe vlerësim për punën tuaj e cila ju ka kushtuar sakrificë, dedikim dhe kohë larg më të shtrenjtëve tuaj.

Duke ju garantuar mbështetjen time absolute, jam besimplotë se viti i ardhshëm do të na angazhojë më shumë, më të denjë dhe më seriozë, për të mirën e qytetarëve.

GËZUAR VITIN E RI 2024! MBARËSI DHE SHËNDET NË FAMILJET TUAJA!”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026