Rrumbullaku takon anti-drogën e Indonezisë, synimi rritja e bashkëpunimit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues të tjerë të lartë në Drejtorinë e Përgjithshme, mirëpritën një delegacion me përfaqësues nga Bordi Kombëtar kundër Narkotikëve i Indonezisë dhe nga Ambasada e Indonezisë.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, vizita synoi të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet 2 agjencive.
Shkëmbimi i informacionit ishte një nga pikat kyçe që u vendos si formë për konsolidimin e marrëdhënieve dhe ndërveprimit.
“Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe kryetari i delegacionit, Drejtuesi I Bordit Kombëtar kundër Narkotikëve i Republikës së Indonezisë z. Petrus R.Golose, shprehën gatishmërinë e 2 organizatave për të bashkëvepruar për betejat e përbashkëta, për të finalizuar operacione me impakt global, si dhe për të garantuar siguri publike për qytetarët e të dy vendeve. Policia e Shtetit dhe Bordi Kombëtar kundër Narkotikëve i Republikës së Indonezisë ndanë qëndrimin e njëjtë kundër narkotikëve,” – u shpreh Rrumbullaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion