Tentuan t’u jepnin ryshfet punonjësve të policisë, procedohen dy shoferët në Tiranë

23 Gusht 2023 | 11:17

Dy shoferë në Tiranë janë proceduar penalisht pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë.

F.ZH., 51 vjeç, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit është ndaluar për kontroll nga policia, e për të shmangur masën adminisatrateve ai i ka ofruar para policit që e ka ndaluar.

Në rrugën “Ferit Xhajko” policia automjetin me drejtues shtetasi S. F., 37 vjeç, i cili nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Edhe në këtë rast, personi i ndaluar ka kërkuar t’i japë para policit që ky i fundit të mos merrte masë ndaj tij.

Njoftimi i policisë

Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Shkon në 74 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar:

– në rrugën “Teg-Sauk”, automjetin me drejtues shtetasin F. ZH., 51 vjeç, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit;

– në rrugën “Ferit Xhajko” automjetin me drejtues shtetasi S. F., 37 vjeç, i cili nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Me qëllim shmangien e masave administrative, drejtuesit e automjeteve kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre shuma parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026