Rubin: CIA kishte vite që ishte në kontakt me Ramush Haradinaj

15 Shtator 2025 | 19:01

Ish-ndihëmëssekretari amerikan, James Rubin deklaroi se në vitin 1999 kishte mësuar për marrëdhëniet e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) me Ramush Haradinaj.

Këtë ai e tha gjatë dëshmisë së tij pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, ndërsa u pyet nga avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, shkruan KosovaPress.

Dëshmia e James Robin ka nisur sot dhe kjo është e para nga ekipet e mbrojtjes.

Avokati: Në paragrafin 15 thoni që mësova se disa persona të zbulimit amerikan po ashtu ishin në kontakt me UÇK-në, veçanërisht Ramush Haradinaj po në atë kohë nuk kisha dijeni për ndonjë kusht të caktuar, që CIA t’i kishte vendosur operacioneve të UÇK-së. Unë besoj se atyre u ishte thënë të mos angazhoheshin në veprimtari terroriste apo të mos kryenin krime lufte, sigurisht të mos promovonin fundamentalizmin islamist, kjo ka qenë politika jonë kryesore aso kohe. Tani për periudhën kohore, kur mësuat se disa persona të zbulimit amerikan kishin kontakte me UÇK-në, veçanërisht me Ramush Haradinaj, bëhet fjalë këtu edhe për vitin 1998, gjashtë muaj e parë të vitit 1998 deri nga vera?

Rubin: Është pak më e ndërlikuar, mbase sot do ta kisha shkruar ndryshe këtë. Unë nuk e mësova për CIA-n me Haradinaj, këtë e kam mësuar vetëm në vitin 1999, po në atë kohë mësova se kjo ka ndodhur në vitin 1998. Dhe mësova në vitin 1999 kur shkova vet në Kosovë dhe takova shefin e CIA-s atje dhe gjithë punonjësit e CIA-s, atëherë mësova për marrëdhëniet e tyre me Haradinaj dhe e di që kishte vite që kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin”, u përgjigj Rubin.

Ish-ndihmëssekretari amerikan, James Rubin gjatë dëshmisë së tij ka qenë i shoqëruar nga dy përfaqësuese të qeverisë amerikane.

Njëra prej tyre mori fjalën dhe dha vërejtje për Rubin lidhur me dhënien e informacionit për shërbimet inteligjente.

James Rubin, është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit, e cila ka paraparë që në gjykatore t’i sjell rreth 11 dëshmitarë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026