Rubio: Sulmi izraelit kundër Xhihadit Islamik në Gaza nuk shkeli armëpushimin

27 Tetor 2025 | 09:57

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka deklaruar se Uashingtoni nuk e konsideron sulmin izraelit të së shtunës si një shkelje të armëpushimit. Izraeli pretendon se të shtunën goditi një anëtar të grupit Xhihad Islamik pasi sipas tyre ata po planifikonin një sulm ndaj ushtarëve izraelitë.

Nga ana tjetër Xhihadi Islamik mohoi se po planifikonte një sulm. Duke folur nga Air Force One, Rubio tha se SHBA nuk e konsideronë këtë sulm, një shkelje të armëpushimit. Rubio shtoi se Izraeli nuk ka hequr dorë nga e drejta e tij për vetëmbrojtje sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari.

“Ata e kanë këtë të drejtë nëse ekziston një kërcënim i menjëhershëm për Izraelin dhe të gjithë negociatorët bien dakord për këtë,” tha Rubio.

Sekretari i SHBA-së tha se armëpushimi në Gaza, i cili mbetet në fuqi midis Izraelit dhe Hamasit dy vjet pas fillimit të luftës, bazohet në detyrime të ndërsjella dhe përsëriti se Hamasi duhet të përshpejtojë kthimin e mbetjeve të pengjeve që vdiqën ndërsa ishin në paraburgim. Sulmi izraelit i së shtunës ndodhi menjëherë pasi Rubio u largua nga Izraeli pas një vizite që synonte mbështetjen e armëpushimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026