Rudina Hajdari: S’duhet larguar Berisha, por na duhet një ekip i ri në PD
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari po përgatitet që të rikthehet pasi u largua në 2018-ën, kur nuk pranoi të digjte mandatin.
Në një prononcim për mediet nga selia blu, Hajdari shprehet se PD ka nevojë që të udhëhiqet nga një ekip i ri, pjesë e të cilit mund të jetë edhe Sali Berisha.
“Mendoj se sot është koha që Partia Demokratike të zgjedhë një ofertë të re, me një grupim të ri. Zoti Berisha mund të jetë pjesë e këtij grupimi, por ndoshta jo në rolin kryesor”, shprehet Rudina Hajdari, ish-deputete e PD-së.
Sipas saj raporti i Berishës me SHBA nuk duhet të ketë lidhje me Partinë Demokratike.
“Problemi që ka z.Berisha me shtetin amerikan është një problem që duhet ta zgjidhë ai dhe duhet të izolohet nga pjesa e Partisë Demokratike”, thotë Hajdari.
Deklaratat e Rudina Hajdarit vijnë në një moment, kur kriza në PD nuk duket afër një zgjidhjeje.
Pjesa e Komisionit të Rithemelimit vijon me riorganizimin dhe zgjedhjet në degë, ndërsa Alibeaj me një pjesë të grupit parlamentar nuk tërhiqen nga apelimi I regjistrimit të statutit të 11 dhjetorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë