‘Rugova u harrua’, Haziri: Mbledhja e dy qeverive me karakter ceremonial
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri komentoi mbledhjen e dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, një ditë më parë në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se mbledhjet e qeverive janë kthyer në ceremoniale, ndërsa shtoi marrëveshjet nuk zbatohen.
“Është hera e dytë që dy kuvendet mblidhen. Dje u bë me fjalime. Ne adresuam fjalën tonë në Kuvendin e Shqipërisë. Mbledhjet e qeverive po marrin një karakter ceremonial, por nuk po zbatohen marrëveshje.
Nuk duhet të frikësohemi me i parë shqiptarët të bashkuar vetëm formatit të BE-së ose në rrugën e aspiratën tonë drejt BE-së. Dallimet po vazhdojnë të na mbajnë në tavolinë.
Ne nuk po mundemi ende me vendos një kalendar kombëtar funksional kulturor. Shqiptarët duhet të kenë një kalendar të përbashkët që të shënojnë aktivitetet kulturore kombëtare”- tha ai.
Ndër të tjera ai u shpreh se Ibrahim Rugova u përmend nga kryeministri Edi Rama, por jo nga kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti.
“Rugova u përmend nga Rama, por nuk u përmend nga qeveria e Kosovës. U harrua nga Kryeministri I Kosovës dhe të tjerët”- shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos