Ruhej në kushte të papërshtatshme mes minjve, AKU bllokon 52 ton miell

25 Nëntor 2023 | 12:12

AKU ka bllokuar 52 ton miell të magazinuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore

Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Fier, kanë ushtruar kontroll në një magazinë ushqimore që ka si aktivitet ruajtje shpërndarje në temperaturë ambienti, të produkteve miell, makarona etj, pas një denoncimi të ardhur nga mediat.

“Gjatë ushtrimit të kontrollit trupat inspektuese konstatuan se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare, produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare, në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë.

Subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë.”- thuhet në njoftim.

Gjithashtu janë vendosur  masat administrative me gjobë në vlerën e 700,000 lekëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët, që do të vijojë pandërprerë kontrollet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026