“Rusët 500 mijë dollarë financim Bashës”, Manjani: Pyesni Yuri Kim
Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani teksa ka folur për lajmin se Rusia ka financuar PD me 500 mijë dollarë në 2017, tha se kjo gjë vërtetohet vetëm nëse Ambsada Amerikane, i dorëzon Prokurorisë shqiptare dëshminë e Nik Muzinit, të bërë para FBI-së.
Sipas tij dëshmia e Muzinit, për të cilën duhet të pyetet Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim se ku është, sqaron nëse Lulzim Basha ka marrë 500 mijë euro nga rusët.
“Për kontratën mes Bashës dhe Muzinit në Amerikë ka një deklaratë tjetër, dhe ajo që ka ndodhur është se përse dëshmia zyrtare e dhënë nga Nik Muzini e dhënë pra punonjësve të FBI, nuk ka mbërritur në Prokurorinë shqiptare.
Kjo dëshmi është futur në zarf nga Departamenti i Drejtësisë dhe ai zarf ka ngelur në Ambasadën Amerikane. Ju duhet të pyesnin Yuri Kim, DASH përse letërporosia e Prokurorisë Shqiptare nuk mori kurrë një përgjigje zyrtare. Ku është kjo letër, ku është dëshmia e Nik Muzinin. Kjo e sqaron nëse Lulzim Basha e jo PD ka marrë vërtetë 500 mijë dollarë nga rusët apo jo. “-nënvizoi Manjani në një intervistë për Euroneës Albania.
Manjani shtoi se Ambasada Amerikane i ka një borxh publikut shqiptar. Manjani deklaroi se çështja Muzini është mbyllur pasi letër porosia e Prokurorisë shqiptare nuk ka mbërritur kurrë në dorën e kësaj të fundit.
“Kim para se të bëjë propagandë, të japë një informacion zyrtar, se ku është letër porosia zyrtare që ka bërë Prokuroria shqiptare. Kjo është arsye pse është mbyllur çështja. “- theksoi Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar