English

Rusët dynden në Beograd pas thirrjes së Putin për mobilizim ushtarak | 5 zhvillime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa
  • Rusët dynden në Serbi, deri në 9 mijë euro bileta nga Moska për në Beograd

Një biletë për të fluturuar nga Moska në drejtim të Beogradit ka arritur deri në 9 mijë euro.

- Advertisement -

Kështu u shpreh gazetari Idro Seferi për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, përmes një lidhjeje të drejpërdrejtë nga aeroporti i Beogradit.

Ai u shpreh se rreth 30 mijë rusë kanë ardhur në kryeqytetin serb, që pas nisjes së konfliktit me Ukrainën.

Lexoni për më shumë: Rusët dynden në Serbi, deri në 9 mijë euro bileta nga Moska për në Beograd

https://www.youtube.com/watch?v=sBEMK4Kmd1M

  • Çfarë i bindi rusët të ngrihen më në fund kundër Putinit?

Ligje sekrete, protesta masive, grumbullime nëpër kufij, ç’po ndodh në Rusi?

Policia rrahu dhe arrestoi burra dhe gra që dolën në rrugë në qytete në mbarë Rusinë këtë të mërkurë.

Arsyeja kryesore për këtë thuhet se ishte një ligj i miratuar fshehurazi nga Vladimir Putin, sipas të cilit 1 milion rusë të tjerë mund të dërgohen për të luftuar në Ukrainë.

Lexoni për më shumë: Çfarë i bindi rusët të ngrihen më në fund kundër Putinit?

Protestë në Rusi
  • Taulant Balla: Çfarë di për ‘non gratan’ e Sali Berishës nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se është çështje kohe që kryedemokrati Sali Berisha të shpallet ‘non grata’ nga Bashkimi Evropian.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Balla u shpreh se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen duke iu adresuar Parlamentit Evropian, është shprehur se BE duhet të aplikojë të njëjtat instrumenta si SHBA-të dhe Britania e Madhe, për personat që minojnë demokracinë në vendet aspirante që duan të anëtarësohen në BE.

Lexoni për më shumë: Taulant Balla: Çfarë di për ‘non gratan’ e Sali Berishës nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla
  • Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, kush është personi për të cilin dyshon policia

Policia e Shkodrës ka një emër të dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në qytetin verior.

Bajram Çekorja, djali i Ismet Cekores i cili u vra pak metra nga banesa e tij, dyshohet të jetë autori i mundshëm i vrasjes së 19-vjeçarit.

Ky i fundit, së bashku me 2 persona të tjerë, mendohet të kenë kryer krimin pasi Xhenje  ka dhënë informacion për lëvizjet e Ismet Çekores në zonë.

Lexoni për më shumë: Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, kush është personi për të cilin dyshon policia

19-vjeçari Erjon Xhenje
  • Produktet ‘Wudy’, përfaqësuesi i kompanisë: U njoftova një ditë para AKU-së

Sokol Meqemeja, përfaqësuesi i kompanisë, “Frigo Food” që importon salçiçet ‘Wudy’, thotë se problemi me këtë produkt ushqimor është ngritur nga fabrika në Itali dhe se është njoftuar një ditë para Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Meqemeja u shpreh se në fabrikë ka qenë i pranishëm ministri italian i Bujqësisë dhe është mbyllur loti i fabrikës ku u paraqit problemi.

Lexoni për më shumë: Produktet ‘Wudy’, përfaqësuesi i kompanisë: U njoftova një ditë para AKU-së

https://www.youtube.com/watch?v=VKf5n7lKBkI

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×