Rusët nisin zmbrapsjen nga Kharkivi i rrafshuar

7 Maj 2022 | 12:43

Kur kishin kaluar tre javë nga nisja e pushtimit, forcat ruse kishin goditur një duzinë godinash historike në Kharkiv, përfshirë strukturat e epokës sovjetike të tij.

Qyteti në lindje të Ukrainës është i famshëm për trashëgiminë e tij arkitekturore. Rajoni ku ai bën pjesë ka qenë pjesërisht i pushtuar, por tani ukrainasit kanë nisur të zmbrapsin trupat ruse në përpjekje për ta çliruar atë.

Në të njëjtin rajon, banorët e fshatit Zoloçiv kanë denoncuar se sulmet ruse në zonë kanë bërë që banesat e tyre të rrafshohen.

Deri tani në fshat llogariten mbi 700 shtëpi të prishura.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi të premten se ushtarët ruse kishin shpërndarë një tjetër stok ndihmash humanitare në Kharkiv, në kuadër të atij që vijon ta quajë “operacioni ushtarak special”.

Por nga ana tjetër, ato po përpiqen të pushtojnë zonën e Iziumit, për të avancuar drejt Slovjanskut dhe Kramatorskut. Por rezistenca ukrainase është e fortë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026