Rusët protestojnë në Gjermani: Ndihemi të diskriminuar
Me dhjetëra protestues rusë marshuan në Gjermani, ku jeton një popullsi e konsiderueshme rusisht folëse.
Ata kërkuan që t’i jepet fund diskriminimit ndaj rusëve, që ka nisur që nga nisja e luftës në Ukrainë.
Në Gjermani jetojnë 1,2 milion njerëz me origjinë ruse, dhe 325,000 me origjinë nga Ukraina.
“E organizuam këtë protestë sepse shumë rusë këtu janë diskriminuar dhe janë përndjekur për shkak të prejardhjes sonë. Kjo është arsyeja përse u mblodhëm, për të treguar se nuk do ta tolerojmë këtë. Duhet të ndajmë situatën politike nga ajo njerëzore: shprehet një protestues.
“Jam këtu sepse dua paqe. Fëmijët janë keqtrajtuar në shkollë sepse flasin rusisht, kjo nuk është e drejtë” thekson një tjetër protestues.
Policia ishte në gatishmëri për të ndarë protestën e tyre nga demonstruesit e tjerë që kishin dalë në mbështetje të Ukrainës.
Qytetarët pro Ukrainës zhvilluan dy marshime të mëdha ku u mblodhën rreth 2500 persona. Marshime të tilla u zhvilluan edhe në qytetet Hanover dhe Stutgart.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet