Rusët rrethojnë Kievin, bombardimet shkatërrojnë qytetin Mariupol
Ushtarët rusë vazhdojnë të rrethojnë Kievin, banorët nga ana tjetër përpiqen të arratisen në orët e armëpushimit.
Moska këmbëngul se do të hapë korridoret humanitare, por presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky e cilëson këtë ofertë një kurth. Në qytete si Mariupol, situata është e trishtueshme.
“Mariupol dhe Volnovakha mbeten plotësisht të bllokuara. Edhe pse ne bëmë gjithçka që ishte e nevojshme për të funksionuar korridorin humanitar, trupat ruse nuk e ndalën sulmin. Pavarësisht kësaj, vendosa të dërgoj një kolonë kamionësh në Mariupol me ushqim, ujë, ilaçe”, u shpreh Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.
Bombardimet e rënda mbi qytetin e Mariupolit kanë shkatërruar ndërtesa sikundër ky spital. Moska thotë se ishte një sulm “i inskenuar” dhe mohon çdo përgjegjësi.
SHBA sheh gjurmë të krimeve të luftës.
“Ne absolutisht, jemi mbështetës të përpjekjeve për të dokumentuar dhe për të hetuar raportet e krimeve të mundshme të luftës në Ukrainë. Fakti është se ne kemi parë raporte shumë të besueshme të sulmeve të qëllimshme ndaj civilëve, të cilat, sipas Konventat e Gjenevës, përbëjnë krime lufte”, u shpreh Ned Price, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Më shumë se 2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që nga fillimi i pushtimit. Rreth dy të tretat e tyre kanë shkuar në Poloni.
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht