Rusia bombardon 40 qytete të rajonit lindor të Ukrainës

27 Maj 2022 | 10:32

Lisiçansk, në rajonin e Luhanskut, është një nga 40 qytetet e Donbasit që sipas qeverisë ukrainase është bombarduar nga forcat ruse.

Policia rajonale po endet rrugëve në përpjekje për të konstatuar dëmet dhe për të ndihmuar banorët e paktë që janë ende atje.

Në 24 orët e fundit, të paktën tre persona u vranë nga artileria ruse që sulmoi rrethinat e qytetit.

Pasi u tërhoq nga objektivat fillestare dhe e fokusoi operacionin në Donbas, ushtria ruse po përpiqet të rrethojë qytetin fqinj Severodonjeck, që shërben si kryeqytet i rajonit.

Sipas autoriteteteve ukrainase, 90 për qind e shtëpive në Severodonjeck janë dëmtuar dhe luftimet kanë arritur intensitet maksimal.

Në raportimin e saj ditor mbi luftën, Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamje të përdorimit të raketës balistike me rreze të shkurtër veprimi “Iskander”.

Nga ana e saj, qeveria në Kiev denoncoi se Moska po i çon raketat në fjalë në Bjellorusi dhe shtoi se nga përdorimi i tyre 4 persona mbetën të vrarë në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit.

Qyteti i tretë, Odesa, ka dhe portin më të madh në vend, që është dhe rruga kryesore për eksportin e drithërave. Bllokimi i tij nga trupat ruse ka rënduar krizën e urisë në rang global.

Aktualisht, Ankaraja po negocion me Moskën dhe Kievin për hapjen e një korridori për kalimin e drithërave nga Ukraina.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024