Rusia të përballet me gjyq ndërkombëtar, thotë Zelenski
Presidenti ukrainas Zelenksi insiston që Rusia të mbajë “përgjegjësi”, duke thënë se Moska duhet të dalë përpara një gjykate ndërkombëtare, të ngjashme me atë të Nurembergut pas Luftës së Dytë Botërore.
Këtë deklaratë, Zelenksi e bëri gjatë një konference me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Masakra” në Bucha është vetëm një shembull i asaj që Rusia ka bërë në 41 ditët e fundit, tha Zelenski.
“Bota nuk e ka mësuar ende të vërtetën e plotë”, shtoi ai.
Zelenski vë në dyshim rolin e Rusisë brenda OKB-së, duke thënë se pushtimi “minon” sigurinë globale.
Ai i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të përjashtojë Rusinë nga ky Këshill, dhe tha se nëse ky këshill nuk mund të ndalojë veprimet e Rusisë, atëherë “duhet të shpërbëhet”.
“Nëse Këshilli nuk mund të gjejë një mënyrë për të ndihmuar në ndalimin e veprimeve të Rusisë në Ukrainë, ai duhet të shpërbëhet, sepse dëshmon se nuk mund të bëjë asgjë përveç bisedës”, u shpreh Zelenski.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës