Rusia fajëson Perëndimin për çështjen e sigurisë ushqimore
Rusia ka hedhur poshtë akuzat se pushtimi i saj në Ukrainë ka krijuar kërcënime serioze për sigurinë globale të ushqimit, duke fajësuar edhe sanksionet perëndimore.
Perëndimi ka akuzuar ushtrinë ruse se mban peng furnizime ushqimore për miliona njerëz në mbarë botën.
Lufta në Ukrainë ka bllokuar portet kryesore të vendit në Detin e Zi, duke ndikuar rëndë në zinxhirët e furnizimit me ushqim në mbarë botën.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova tha se “Përpjekjet e Perëndimit për t’i atribuar të gjitha problemet e operacionit ushtarak dhe për të akuzuar Rusinë për bllokimin e anijeve të huaja në portet e Detit të Zi dhe Detit Azov janë absolutisht të pabaza”,
Ajo shtoi se “Katalizatori kryesor për tendencat negative ekzistuese janë sanksionet anti-ruse të Perëndimit, të cilat çuan në shkëputje të lidhjeve në fushën e logjistikës globale dhe infrastrukturës së transportit”.
Zëdhënësja tha sgjithashtu e “Pandemia ka ndërprerë rëndë zinxhirët ushqimore dhe ka rritur ndjeshëm koston e shërbimeve të transportit të ushqimit”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 12:54 Eliminimi nga Kupa e Botës, Carlos Queiroz jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës
- 12:44 Ministri Hereu: Spanja pritet të tërheqë 100 milionë turistë këtë vit
- 12:29 Victoria Beckham synon një tjetër sukses, gati të hyjë në industrinë e luksit për shtëpinë
- 12:19 UEFA shpërthen ndaj FIFA-s: Vendim i paprecedent për Balogun, rrezikon integritetin e Botërorit 2026
- 12:07 Kosova sekuestron asete në vlerë 1 milion euro të një rrjeti të trafikimit të drogës
- 12:00 Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja