Rusia gjobit kompaninë Google me 370 milionë dollarë

18 Korrik 2022 | 17:29

Kompania Google është gjobitur me 370 milion dollarë (21.1 miliardë rubla) këtë të hënë nga një gjykatë në Moskë.

Sipas gjykatës, Google nuk ka hequr përmbajtjet që Moska i konsideron të paligjshme dhe të rreme në lidhje me luftën në Ukrainë, shkruan Reuters.

Moska ka kundërshtuar prej kohësh shpërndarjen e përmbajtjes nga platformat e huaja të teknologjisë që bie në kundërshtim me kufizimet e saj.

Por mosmarrëveshja u bë edhe më e fortë kur Moska mblodhi forcat e saj të armatosura në kufi me Ukrainën, përpara se të ndërhynte ushtartakisht më 24 shkurt.

Rregullatori i komunikimit, Roskomnadzor tha në muajin qershor se platforma e publikimit të videove, YouTube, që është në pronësi të kompanisë Google, po përhapte qëllimisht informacione të rreme rreth konfliktit në Ukrainë.

Google, e cila mund të apelojë vendimin, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të dërguar me email për koment.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026