Rusia kërkon aleatë në Afrikë, Lavrov takohet me zyrtarët egjiptianë

24 Korrik 2022 | 20:54

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov nisi bisedimet me zyrtarët egjiptianë, ndërsa vendi i tij kërkon të thyejë izolimin diplomatik dhe sanksionet e Perëndimit, pas pushtimit të Ukrainës.

Lavrov mbërriti në Kajro të shtunën, në hapin e parë të turit të tij afrikan që gjithashtu përfshin ndalesa në Etiopi, Uganda dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Lavrov fillimisht u takua me presidentin egjiptian, Abdel Fattah el-Sissi në pallatin presidencial dhe më pas me homologun e tij, Sameh Shukry.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Shukry bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike dhe politike të konfliktit në Ukrainë.

“Kemi konfirmuar angazhimin e eksportuesve rusë të grurit që të përmbushin detyrimet. Presidenti Vladimir Putin gjithashtu e theksoi këtë në një bisedë telefonike me presidentin egjiptian. Sa i përket prodhimit të ushqimit, kolegët tanë perëndimorë, që e kanë marrë shumë seriozisht situatën, duhet të heqin pengesat që kanë krijuar vetë,” – u shpreh Lavrov.

Ministri i jashtëm rus fajësoi Ukrainën për ndërprerjen e bisedimeve për paqen.

“Ukrainasit po inkurajohen vazhdimisht për këtë pikë nga mbikëqyrësit e tyre perëndimorë, në Londër, Uashington dhe shumë kryeqytete të BE-së dhe NATO-s,” – tha ai.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka shkaktuar ndikime të mëdha në ekonominë botërore, duke çuar çmimet e naftës dhe gazit në nivele të paprecedente.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të grurit, misrit dhe vajit të lulediellit, por pushtimi dhe bllokada e porteve i ka ndalur furnizimet.

Lavrov do të bisedojë gjithashtu edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe Ahmed Aboul Gheit dhe do t’i drejtohet organizatës pan-Arabe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024