‘Rusia mbron territorin e Serbisë’/ Ministri i mbrojtjes falenderon ambasadorin rus
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç u takua me ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Harchenko.
Vuçeviç ka falenderuar gjatë takimit Federatën Ruse për “ndihmën në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë. Ai ka theksuar se synimi i Serbisë është ruajtja e statusit të një shteti neutral ushtarak.
Sipas njoftimit në këtë takim është diskutuar edhe për gjenjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajon.
Ambasadori rus ka zhvilluar një takim dhe me kreun e të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç. Ky i fundit i ka shprehur diplomatit rus shqetësimet për sigurinë e serbëve në Kosovës. Petkoviç pretendon se serbët janë në kërcënim të vazhdueshëm nga qeveria e Albin Kurtit.
Serbia vazhdon të mbajë lidhje të ngushta politike dhe ushtarake me Rusinë, edhe pse kjo e fundit ka kryer agresion në Ukrainë.
Serbia është shteti i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Ndërsa organizatat ndërkombëtare kane ngritur shqetësimin për presionin qe po u behet kritikëve të Vuçiç njësoj si kritikët e Putin në Rusi.
LEXONI GJITHASHTU:
Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë
Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)
Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
- 12:09 Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur
- 11:37 Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë
- 11:25 Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 11:21 Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)