Rusia mbyll bursën – çdo të thotë kjo për Moskën?
Banka Qendrore e Rusisë deklaroi mbylljen e Bursës së Moskës të paktën deri ditën e martë – çdo të thotë kjo për Moskën?
Kjo mbyllje do të thotë se investitorët nuk do të kenë më mundësi as të blejnë as të shesin aksione.
Ky moment kritik s’është as më shumë as më pak se një tjetër pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila detyroi Perëndimin të vendoste një sanksion pas tjetrit duke e zhytur rublën në një vorbull vicioze.
Për momentin rubla ka rënë në shifra rekordë duke humbur 29% të vlerës së saj para fillimit të luftës në Ukrainë. Kursi i këmbimit të saj ka arritur tashmë vlerën 119 ₽ rubla ruse për $1 dollar amerikan.
E gjitha kjo ka ardhur si rezultat i fushatës ndërkombëtare të shteteve si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Kanadaja, Australia dhe shtetet e BE, të cilat kanë ndëshkuar Rusinë me sanskione të rënda që së fundmi përfshinë heqjen e saj nga sistemi SWIFT – një goditje e fundit që mund të ketë sjellë mbylljen e sotme.
Presidenti rus fillimisht urdhëroi tregjet të ngrinin asetet e huaja, si një përpjekje për t’i ndaluar investitorët e huaj të shesin aksionet e tyre nga frika e paqëndrushmërisë së tregut si pasojë e luftës.
Banka Qendrore ka rritur gjithashtu normat e interesiti këtë të hënë nga 9.5% në plot 20% – një përgjigje kjo ndaj zhvlerësimit drastik të rublës.
Gjithashtu, banka ruse nisi sërisht të blejë flori në tregun vendas për të balancuar normën e inflacionit në vend.
Si përfundim, banka qendrore ruse njoftoi se oraret e reja të bursës do të shpallen mëngjesin e të mërkurës.
Delegacionet ruse dhe ato ukrainase do të mbyllin raundin e parë të negociatave për paqe këtë të martë, të cilat pritet të jenë një faktor i rëndësishëm në rihapjen ose jo të Bursës së Moskës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përralla sovjetike që na ndihmon të kuptojmë mendjen e Putin
- 5 arsyet e Putin – a është kjo një tjetër luftë për naftë?
- A është Vladimir Putin vërtetë njeriu më i pasur në botë?
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta