Rusia mohon lidhjet me sulmin në portin e Odesës

24 Korrik 2022 | 10:53

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusai Akar tha se kishte pasur një komunikim me zyrtarët rusë, në lidhje me sulmin me raketa në Odesa të Ukrainës.

Sipas tij, ata kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sulmin dhe se po e vëzhgojnë situatën nga afër, shkruan Reuters.

“Rusët na thanë se ata nuk kishin absolutisht asnjë lidhje me këtë sulm dhe se po e shqyrtonin çështjen nga afër dhe në detaje. Fakti që një incident i tillë ndodhi menjëherë pas marrëveshjes që bëmë dje na shqetësoi vërtet”, u shpreh ai.

Vetëm një ditë pasi Ukraina dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen për të lejuar eksportin e grurit, shpërthime janë dëgjuar në portin kyç të Odesës.

Ushtria ukrainase bëri me dije se 2 raketa goditën portin në orët e para të mëngjesit të shtunën.

Sipas kushteve të marrëveshjes të nënshkruar në Stamboll, Rusia ra dakord të mos godiste portet ndërsa dërgesat e grurit janë në tranzit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim

Qeveria italiane ka ngritur alarmin pasi 80 ampula fentanil janë vjedhur nga farmacia e spitalit Israelitik në Romë, pa asnjë shenjë hyrjeje me forcë. Sasia...
16:29 | 05/07/2026

Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani

Tensione të larta dhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve shoqëruan konferencën e partisë së ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD), ku mijëra demonstrues u...
21:43 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026