Rusia nuk do ta mbajë dot ushtrinë prej sanksioneve të Perëndimit
Rusia nuk do të jetë në gjendje të mbajë ushtrinë e saj për shkak të sanksioneve të ashpra perëndimore, tha të martën kancelari gjerman Olaf Scholz.
Vendet perëndimore e kanë goditur Rusinë me një sërë sanksionesh që nga pushtimi i saj në Ukrainë.
Scholz pohoi se këto sanksione do ta kthenin ekonominë ruse prapa “me dekada”.
“Rusia nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në përparimin e botës, në progresin ekonomik dhe teknik. Kjo po bëhet më e qartë çdo ditë e më shumë dhe është një dëm i madh,” tha kancelari në një konferencë për shtyp gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Lituanisë Vilnius për një takim me krerët e shteteve baltike.
Scholz shtoi se edhe nëse Rusia abuzon me importet e mallrave civile për qëllime ushtarake, Moska gjithashtu nuk do të jetë në gjendje të ruajë aftësitë e saj ushtarake në të njëjtën mënyrë për shkak të sanksioneve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim