Rusia përdori raketa termobarike, pretendon ambasadorja Ukrainës
Ambasadorja Ukrainës në Shtetet e Bashkuara ka kërkuar ndihmën e Kongresit amerikan teksa vendi i saj përballet me atë që ajo e cilësoi si një “luftë brutale”.
Sipas ambasadores Oksana Markarova, Rusia përdori armë termobarike gjatë sulmeve të ditës së hënë.
“Ata sulmuan me raketa termobarike, përdorimi i të cilave ndalohet nga Konventa e Gjenevës”, tha ambasadorja ukrainase pas një takimi me ligjbërësit amerikanë.
Ajo tha se Ukraina po bashkëpunon me administratën e presidentit Joe Biden, si dhe me Kongresin, për t’u furnizuar me më shumë armatime dhe për të vendosur sanksione më të ashpra.
“Ata duhet ta paguajnë shtrenjtë”, iu tha Markarova gazetarëve pas përfundimit të takimit.
Brad Sherman, përfaqësuesi i demokratëve në takimin me ambasadoren, tha se Ukraina kishte kërkuar ndalimin e fluturimeve mbi hapësirën e tyre ajrore. Por sipas tij, kjo do të ishte një lëvizje e rrezikshme pasi mund të provokonte një konflikt të drejtpërdrejt me Rusinë.
Raketat termobarike, ose bombat e vakumit, përdorin oksigjenin përreth për të gjeneruar një shpërthim me temperaturë lartë, gjë e cila prodhon një valë shpërthimi që zgjat më shumë sesa eksplozivët e zakonshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 13:00 18 të plagosur nga shpërthimet në Damask në hotelin kur qëndronte Macron, reagon Pallati Elysee
- 12:37 Xhafa kritikon Bogdanin në Komision: KLP hallka më e dobët e drejtësisë, mos bëni qoka me vakancat
- 12:33 Kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim, 8 personat e përgjuar të aferës “Predatorgate” padisin Intellexa
- 12:25 Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara
- 12:13 Gjyqi i Veliaj, Ajola Xoxa kërkoj pezullimin e procesit! Gjykata rrëzon kërkesën
- 12:11 E dashura e Haaland: Në fillim më pëlqeu shoku i tij, por ndryshova mendje