Rusia planifikon paradën e ‘Ditës së Fitores’ në Mariupol
Rusia mund të mbajë një paradë të ‘Ditës së Fitores’ në qytetin port ukrainas të Mariupolit, ka thënë në Telegram Petro Andryushchenko, një ndihmës i kryetarit të bashkisë së qytetit, raporton BBC.
Ai tha se Kostyantyn Ivashchenko, të cilin trupat ruse e vunë në krye të pjesës së Mariupolit nën kontrollin e tyre, u urdhërua “të pastrojë një pjesë të qendrës së qytetit nga rrënojat dhe trupat e vdekur për të bërë të mundur mbajtjen e një parade më 9 maj”.
“Duke gjykuar nga të dhënat, pushtuesit po planifikojnë të mbajnë një ‘karnaval fitoreje në Mariupol në rast se operacioni i tyre special është i suksesshëm”, tha Andryushchenko.
Parada do të përkojë me festën më të madhe publike të Rusisë, ‘Ditën e Fitores’, e cila mbahet çdo vit më 9 maj për të festuar triumfin mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rusia pretendon se mbi 1 mijë ushtarë ukrainas janë dorëzuar në Mariupol
- Ushtria ukrainase: Rusia planifikon të godasë fabrikën e çelikut në Mariupol
“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”