Rusia pranon ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA

7 Nëntor 2022 | 22:12

Yevgeny Prigozhin, një oligark rus i lidhur me Kremlinin, i njohur edhe si “kuzhinieri i Vladimir Putin”, pranoi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Prigozhin deklaroi se Rusia ka ndërhyrë në procesin demokratik të Shteteve të Bashkuara, kur u pyet nga një gazetar nëse Moska po ndërhyn në zgjedhjet e mesmandatit që mbahen të martën.

“Ne kemi ndërhyrë, po ndërhyjmë dhe do të ndërhyjmë me kujdes, precizion kirurgjik dhe me stilin tonë, ashtu siç dimë ne. Gjatë operacionit do të heqim njëherësh si veshkat edhe mëlçinë”, deklaroi Prigozhin.

Oligarku nuk ka asnjë post në qeverinë ruse, por deklarata e tij duket se është e para që pranon fushatën e nivelit të lartë të Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.

PRIGOZHIN është një nga njerëzit më të afërt të Putin, aq sa shtypi e ka etiketuar atë si “kuzhinieri” i presidentit rus, pasi dekada me parë filloi të organizonte eventet e pritjes në selinë e Kremlinit.

Më pas ai fitoi tendera të shumtë kateringu për shkollat dhe forcat e armatosura ruse dhe në vitin 2010 ishte në krye të një perandorie tregtare.

Nuk është e qartë se sa serioz ishte Prigozhin në komentet e tij, që më tepër duket se janë bërë në mënyrë sarkastike.

Por ai është sanksionuar nga administrata amerikane për financimin e Agjencisë së Kërkimeve të Internetit, një organizatë hakerash rusë e akuzuar për ndërhyrje në procese të ndryshme elektorale amerikane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026