Rusia qorton ambasadoren izraelite për kritikat ndaj Lavrovit

7 Shkurt 2024 | 07:10

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka informuar ambasadoren izraelite, Simona Halperin, për reagimin e saj “negativ” sa i përket kritikave ndaj ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe politikës ruse në Lindjen e Mesme, që i ka bërë ambasadorja.

E dërguara e Izraelit u thirr në Ministrinë e Jashtme ruse të martën, një ditë pasi autoritetet ruse shprehën zemërimin për ato që i cilësuan “deklarata të papranueshme” të bëra nga ambasadorja Halperin në një intervistë me gazetën ruse, Kommersant, që u publikua në fundjavë.

Halperin tha për gazetën ruse se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kishte minimizuar rëndësinë e Holokaustit dhe se Rusia ishte shumë miqësore me grupin radikal palestinez, Hamas grup i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lidhjet dikur të ngushta mes Izraelit dhe Rusisë janë përkeqësuar që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë më 7 tetor 2023.

Izraeli nisi ofensivën ushtarake pasi luftëtarët e Hamasit vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe morën afër 250 peng gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, si pasojë e luftës deri më tani janë vrarë mbi 27.000 persona. Kjo ministri nuk bën dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve të vrarë, por ka thënë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Rusia, që ka krijuar raporte të afërta me rivalin kryesor të Izraelit, Iranin, që kur ka shpërthyer lufta në Ukrainë, ka ripërsëritur qëndrimin për një shtet palestinez dhe ka kritikuar veprimet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026