Rusia raporton për sulm “masiv” me dronë në një bazë ajrore

9 Gusht 2024 | 09:28

Inkursioni i befasishëm i Ukrainës në Rusi nuk tregoi se po zmbrapset më 9 gusht, pasi mediat shtetërore dhe zyrtarët lokalë raportuan për shpërthimin e një zjarri në një bazë ushtarake dhe një sulmi “masiv” me dronë brenda Rusisë.

Ky sulm ka detyruar banorët e disa pjesëve të rajonit perëndimor rus, Lipetsk të evakuohen.

Operacioni në rajonin e Kurskut të Rusisë është përshkruar si sulmi më i madh në tokën ruse që kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Për këtë operacion ka shumë gjëra të paqarta, përfshirë edhe numrin e ushtarëve rusë që po marrin pjesë, megjithëse ushtria ruse ka pretenduar se janë përfshirë rreth 1.000 trupa dhe dhjetëra automjete të blinduara dhe tanke.

Zyrtarët ukrainas ende e kanë konfirmuar zyrtarisht kryerjen e këtij operacioni, por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha gjatë një adresimi mbrëmjen e 8 gushtit se Rusia duhet të “ndiejë” pasojat e pushtimit të nisur ndaj shtetit fqinj.

“Rusia e solli luftën në tokën tonë dhe duhet ta ndiejë atë se çfarë ka bërë”, tha Zelensky, po iu referuar drejtpërdrejt ofensivës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026