Rusia rrezik për Ballkanin, Mediu në OSBE: Zgjidhja është bashkëpunimi në rajon

30 Qershor 2024 | 10:42

Kryetari i PR, Fatmir Mediu, u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s në Ballkan të punojnë së bashku për të parandaluar një konflikt të mundshëm, të nxitur nga Rusia.

Mediu, i cili përfaqëson Kuvendin e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, e mbajti këtë qendrim gjatë Sesionit Vjetor të Organizatës në Bukuresht.

Ai vuri në dukje qendrimin e Shqipërisë pro Ukrainës.

“Si vend anëtar i NATO-s, ne qendruam përkrah aleatëve tanë dhe shpresoj që Samiti i NATO-s në Uashington do të sjellë më shumë bashkëpunim të frytshëm në mbështetje të Ukrainës, jo vetëm për të ndërtuar mbrojtjen e tyre, por për të fituar luftën kundër së keqes.”- tha Mediu në Sesionin Vjetor të OSBE-së në Bukuresht.

Gjithashtu kongresmrni Joe Wilson, Kryetari i Komitetit Helsinkit në Kongresin Amerikan në mbështetje të qëndrimit të z Mediu kërkoj më shumë vëmëndje për Ballkanin.

Me qartësinë se agresioni i Rusisë nuk është i përqendruar vetëm në Ukrainë, zoti Mediu ngriti shqetësimin e veprimit të Rusisë dhe aleatëve të saj në Ballkan përmes luftës hibride, duke synuar destabilizimin e rajonit. “Situata në Moldavi provon se qëllimi i Rusisë nuk është vetëm Ukraina. Vendet e Ballkanit, janë fortësisht të ndikuara nga lufta hibride nga Rusia, Kina, Irani, që përpiqen të ushqejnë konflikte të reja dhe të fjetura. Situata në Bosnjë Hercegovinë situata në Mal të Zi, situata në Veriun e Kosovës kërkon më shumë vëmendje dhe pjesëmarrje të OSBE dhe të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. “- u shpreh Fatmir Mediu, duke propozuar si zgjidhjen më të mirë bashkëpunimin në rajon, veçanërisht mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

LEXO GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026