“Mediums” në Shqipëri. Festivali i teatrit bashkëkohor, për herë të parë në Tiranë

19 Qershor 2024 | 19:28

Festivali i teatrit bashkëkohor i titulluar “Mediums” nga aktorja Ema Andrea vjen për herë të parë në Tiranë.

Kjo ngjarje kulturore që mbledh artiste trupa teatrore, synon të kthehet në një iniciativë vjetore, duke vendosur Tiranën dhe Shqipërinë çdo vit në dinamikat e artit bashkëkohor.

Vetë aktorja në një intervistë për Euronews Albania theksoi se ky festival do të ketë shfaqje nga Greqia, Italia, Turqia e Sarajeva.

“Po ndodh për herë të parë që të zhvillohet një festival i teatrit bashkohor. Është për herë të parë në kryeqytet. Uroj që të jetë një  festival jetëgjatë. Do të ketë shfaqje nga vende të ndryshme, si Shqipëri, Sarajevë, Greqi, Itali Turqi. Trupa turke vjen me një shfaqje interesante e cila na lidh shumë fortë”,-tha Ema Andrea.

Mes tjerash ajo tregoi se cili është qëllimi i këtij festivali që do të mbahet për qytetarët e vendit tonë.

“Synimi është që të rritemi me sa më pak frustrime për kohën që jetojmë. Të pranojmë dhe të duam gabimet dhe të mirat që kemi si pjesë e botës”, -tha aktorja.

‘Të prezantoj Shqipërinë’ nga Klaus Martini, është shfaqja e parë e Mediums. Kjo shfaqeje tregon takimin mes një djali njëzet vjeçar i emigrantëve shqiptarë dhe ‘The Dream of a Thing’ nga Pier Paolo Pasolini, një korrespondencë imagjinare që e çon atë të tregojë historinë e migrimit të prindërve të tij, legjendat të përcjella nga gjyshërit, vallet dhe ceremonitë që i japin ritëm jetës së botës fshatare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026