Rusia shkatërron urën mbi lumin ukrainas, ndërpret rrugën e arratisjes

13 Qershor 2022 | 07:51

Zyrtarët lokalë kanë deklaruar se forcat ruse kanë hedhur në erë një urë që lidh qytetin ukrainas Sievierodonetsk me një qytet tjetër përtej lumit, duke ndërprerë rrugën e evakuimi për civilët.

Disa pjesë të qytetit janë zhdukur nga luftimet më të përgjakshme që kur Kremlini lëshoi pushtimin e tij më 24 shkurt, raporton Reuters.

Por rusët kishin shkatërruar një urë mbi lumin Siverskyi Donets që lidh Sievierodonetsk me qytetin e tij binjak Lysychansk, tha Gaidai.

Në një fjalim të natës përmes një videojë Zelensky tha: “Qëllimi kryesor taktik i pushtuesve nuk ka ndryshuar, ata po bëjnë presion në Sievierodonetsk, luftime të ashpra po vazhdojnë atje”.

Zelensky tha se imazhi i një 12-vjeçari të plagosur në një sulm janë fakte të cilat nënvizojnë mënyrën se si Rusia shihet nga bota.

Forcat ukrainase dhe ruse ishin ende duke luftuar në çdo rrugë të Sievierodonetsk të dielën, tha guvernatori i provincës Luhansk, Serhiy Gaidai.

Udhëheqësit ukrainas së fundmi kanë ripërsëritur lutjet për më shumë armë të rënda.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026