Rusia sulmon Kievin me raketë balistike
Rusia ka goditur kryeqytetin ukrainas me një raketë balistike dhe ka lëshuar bomba rrëshqitëse në qytetin lindor të Harkivit, duke shkaktuar viktima dhe duke minuar edhe më shumë përpjekjet për çimentimin e një armëpushimi mes Moskës dhe Kievit.
Zyrtarët në Kiev thanë se një person u vra dhe të paktën tre të tjerë u plagosën kur raketa balistike goditi një zonë industriale në pjesën jugore të Kievit mëngjesin e 6 prillit. Ky sulm nxiti zjarr dhe dëmtoi një depo dhe ndërtesa të tjera.
Sulmet ruse goditën kryesisht qarqet ku janë të vendosura bizneset dhe depo.
Në Kupijansk, qytet në lindje të Harkivit, forcat ruse sulmuan me bomba rrëshqitëse një qark të banuar, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke plagosur dy persona.
Shumica e qytetit, që është afër vijës së frontit, është evakuuar, teksa forcat ruse i janë afruar qytetit nga drejtimi i veriut.
Bombat rrëshqitëse janë municione të rënda, që lëshohen nga avionët që gjenden larg vijave të frontit dhe drejtohen përmes sistemeve komanduese. Këto armë është e vështirë që të neutralizohen dhe forcat ruse, që kanë nisur pushtimin e Ukrainës më 2022, i kanë përdorur ato për të sulmuar mbrojtjet ukrainase në mbarë vijën e frontit.
Në përgjithësi, Rusia ka lëshuar dhjetëra raketa drejt caqeve ukrainase dhe më shumë se 100 dronë, thanë autoritetet. Gjysma e raketave dhe pothuajse gjysma e dronëve u rrëzuan, pretenduan zyrtarët ukrainas.
Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes, tha se Ukraina ka sulmuar caqet ruse me 11 dronë.
LEXONI GJITHASHTU:
Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 17:45 Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 17:34 Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 17:17 Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati