Rusia thërret ambasadoren finlandeze pas djegies së flamurit në Helsinki
Ambasadorja finlandeze në Rusi, Marja Liivala, është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Rusisë për t’u përballur me një protestë zyrtare lidhur me djegien e flamurit rus përpara ambasadës ruse në Helsinki.
Sipas një deklarate të ministrisë ruse, diplomates finlandeze iu paraqit “një protestë e vendosur” për incidentin e ndodhur më 24 shkurt, kur persona të paidentifikuar dogjën flamurin shtetëror të Federatës Ruse përpara ndërtesës së ambasadës në kryeqytetin finlandez.
“Pala ruse theksoi se e konsideron incidentin një akt të hapur dhe blasfemues kundër simbolit shtetëror të Rusisë”, thuhet më tej në reagimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme ruse.
Autoritetet ruse nuk dhanë detaje shtesë mbi masat e mundshme pas këtij incidenti, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara.
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet