Moska zotohet për ‘përgjigje të fuqishme’ ndaj SHBA-ve

23 Shkurt 2022 | 17:03

Moska është zotuar për “një përgjigje të fuqishme” ndaj sanksioneve që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kundër bankave dhe individëve rusë.

“Nuk duhet të ketë dyshim, ndaj sanksioneve do të ketë përgjigje të fuqishme, jo detyrimisht simetrike, por të mirëkalibruara dhe të ndjeshme ndaj palës amerikane”, tha Ministria e Jashtme ruse.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë vendosur sanksione ndaj Moskës, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se ka njohur si shtete të pavarura, dy rajone në lindje të Ukrainës që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Putin tha po ashtu se do të dërgojë trupa ruse atje.

Këtij vendimi të Putinit i ka paraprirë edhe grumbullimi i të paktën 150,000 trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës, duke rritur frikën se Moska po përgatitet për një pushtim të plotë.

Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi për sanksionet e para ndaj Rusisë.

Në mesin e të sanksionuarve janë dy banka ruse. Po ashtu Moskës i është ndaluar qasja në institucionet financiare.

Përveç Shteteve të Bashkuara, sanksione kundër Rusisë kanë vendosur edhe Bashkimi Evropian, Britania, Australia, Kanadaja dhe Japonia.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump shkarkon anëtarët e fundit të Komisionit të pavarur federal zgjedhor

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkarkuar anëtarët e mbetur të komisionit të pavarur federal që ndihmon zyrtarët e administratës zgjedhore në të gjithë vendin vetëm pak...
09:44 | 10/07/2026

Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare

Wally Funk, një pioniere e aviacionit, të cilës iu mohua mundësia për t’u bërë astronaute e NASA-s dhe gjysmë shekulli më vonë u bë gruaja më e...
08:58 | 10/07/2026

DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit

Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka deklaruar se Lorenzo Salgado Araujo i cili u vra nga agjentët federalë të imigracionit gjatë një kontrolli trafiku në Hjuston këtë...
08:41 | 10/07/2026