Rusia zotohet të shtojë sulmet, Kievi pret më të keqen
Është dita e 51-të e luftës në Ukrainë dhe forcat ruse pritet të bëhen edhe më agresive në lindje të vendit.
Pas lajmit për fundosjen e anijes “Moska”, Rusia premtoi të premten të shtojë sulmet e saj kundër Kievit në përgjigje të atyre që i quan sulme “terroriste” ukrainase.
Forcat e Kievit po përgatiten për sulmin që është lajmëruar, raporton Euronews, ndërkohë që vendet perëndimore vazhdojnë të shtojnë sanksionet kundër Moskës.
“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se nuk do të na falet shkatërrimi i Moskës (anijes)”, tha Natalia Goumeniouk, zëdhënëse e komandës ushtarake të Ukrainës jugore.
Moska vijon të mohojë gjithçka, ndërsa vazhdimisht zbulohen vrasje të civilëve, tortura dhe akte të tjera barbare. Autoritetet ukrainase pretendojnë dhjetëra mijëra viktima vetëm në Mariupol.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti