Russell vendos pole position në Kanada
Mercedes dhe George Russell vendosën pole position në “Canadian Grand Prix” në një sesion impresionues nga britaniku që mundi kampionin në fuqi, pavarësisht se Max Verstappen përsëriti të njëjtën kohë. Ky ishte i 1’ri pole position sezonal për Mercedes dhe vetëm i 2’ti në karrierën e Rusell pas atij në Hungaroring, 2 vite më parë.

Russell siguroi provizorisht vendin e 1’rë në sesionin e 3’të pas kohës 1m 12.000s ndërsa Verstappen përmirësoi paraqitjen e tij në xhiron e fundit por jo më shumë se sa barazimi i kohës së Russell që e vendos atë në rradhën e 1’rë të nisjes.

Lando Norris ishte vetëm 0.021s në vendin e 3’të për McLaren që plotëson rradhën e 2’të me Oscar Piastri’n në vendin e 4’rt. Impresiounes vendi i 5’të për Daniel Ricciardo’n në 10 vjetorin e fitores në “Circuit Gilles-Villeneuve”.

Fernando Alonso përfundoi i 6’ti me Aston Martin ndërsa Leëis Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i 7’të duke lënë pas Yuki Tsunoda’n që rinovoi edhe për vitin 2025. Lance Stroll dhe Alex Albon plotësuan top-10 dhe do të nisen në rradhën e 5’të.
Ditë e vështirë për Ferrari’n që pa të eleminohen Charles Leclerc dhe Carlos Sainz një garë pas dominimit në Monaco dhë për të parën herë nga viti 2021. Zhgënjim edhe për Sergio Perez që do të niset në vendin e 16’të pas dështimit të 2’të rradhazi pas garës në Montecarlo. Kjo është rradha e nisjes në garën e të dielës që do të transmetohet në Euronews Albania dhe IN Radio në 105.7 mhz:
1. Russell (Mercedes) 1’12”000
2. Verstappen (Red Bull) 1’12”000
3. Norris (McLaren) 1’12”021
4. Piastri (McLaren) 1’12”103
5. Ricciardo (RB) 1’12”178
6. Alonso (Aston Martin) 1’12”228
7. Hamilton (Mercedes) 1’12”280
8. Tsunoda (RB) 1’12”414
9. Stroll (Aston Martin) 1’12”701
10. Albon (Williams) 1’12”796
11. Leclerc (Ferrari) 1’12”691
12. Sainz (Ferrari) 1’12”728
13. Sargeant (Williams) 1’12”736
14. Magnussen (Haas) 1’12”916
15. Gasly (Alpine) 1’12”940
16. Perez (Red Bull) 1’13”326
17. Bottas (Sauber) 1’13”366
18. Hulkenberg (Haas) 1’13”978
19. Zhou (Sauber) 1’12”978
20. Ocon (Alpine) 1’13”435*
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar