Rutte dhe Frederiksen: Arktiku kërkon prani më të madhe të NATO-s

23 Janar 2026 | 16:45

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, dhe kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, pranuan të premten se Aleanca duhet të përforcojë sigurinë në rajonin e Arktikut, pasi presidenti Donald Trump u tërhoq nga kërcënimi për aneksimin e Grenlandës me anë të forcës.

“Ne po bashkëpunojmë për t’u siguruar që e gjithë Aleanca të jetë e sigurt dhe, përmes këtij bashkëpunimi, do të avancojmë mbrojtjen në Arktik”, shkroi Rutte në një postim në rrjetin “X”, pas një takimi me Frederiksen në Bruksel.

Nga ana e saj, shefja e qeverisë daneze tha se është dakord që NATO të rrisë praninë dhe angazhimin në Arktik. “Mbrojtja dhe siguria e këtij rajoni janë çështje që i përkasin gjithë Aleancës”, tha ajo.

Takimi erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se, bashkë me sekretarin Rutte, kishin rënë dakord mbi një kornizë bashkëpunimi për Grenlandën, e cila plotësonte kërkesat e tij.

Trump tërhoqi kërcënimet për të aneksuar ishullin autonom dhe për të vendosur tarifa ndaj aleatëve që do të pengonin ambiciet e tij për marrjen nën kontroll të territorit autonom.

Sidoqoftë, detajet e marrëveshjes mes Rutte dhe Trump nuk janë bërë publike, por zyrtarët e BE-së thonë se avancimi i sigurisë në Arktik ishte pjesë e planit.

Edhe Frederiksen tha një ditë më parë se aleatët kishin rënë dakord për nevojën e një pranie të përhershme ushtarake në Arktik, përreth Grenlandës.

Vendet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord për përforcimin e sigurisë në Arktik, pasi Trump tërhoqi kërcënimet për aneksimin e Grenlandës. Propozimi për këtë qëllim është bërë prej kohësh, por komandantët ushtarakë të Aleancës deklarojnë se planifikimi konkret duhet ende të fillojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026