Sa do të zgjasë protesta nesër? Balliu tregon detajet e tubimit para Kryeministrisë

11 Nëntor 2022 | 18:51

Klevis Balliu në një intervistë për Euronews Albania, ka dhënë detaje në lidhje me protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme përpara kryeministrisë në orën 16:00.

Ai tha se është në dorë të qytetarëve se sa do të zgjasë protesta ndërsa tregoi dhe arsyet se përse të gjithë nesër duhet të zbresin në shesh.

Më tej Balliu u shpreh se në protestë do të ketë fjalime dhe mesazhe.

“Pluralizimi ka qenë në një sulm të tmerrshëm, frontal nga ana e një partie, PS dhe Edi Rama. Është shkatërruar vota është shkatërruar shteti, është minuar demokracia. Jemi vendi me taksat më të larta në rajon dhe me rrogat më të ulëta. Jemi vendi me popullin më të varfër të Europës. Kjo protestë është protestë për dinjitetin kombëtar. Jemi në një situatë ku 7200 shqiptarë janë larguar nga vendi për shkak të dhunës barbare që u bëhet shqiptare.

Protesta do të jetë te kryeministria dhe do të ketë fjalime e diskutime. Do ketë mesazhe konkrete politike.

Populli do të jetë në shesh, do të jetë një nga protestat më madhështore që ka njohur historia në këtë vend. Duhet të dalë çdo qytetar në protestë.

Se sa do të zgjasë dhe si do bëhet është në dorë të qytetarëve. Kjo protestë është qytetare për të dhënë një mesazh”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026