Qeveria harxhon rreth 300 mijë euro për formularët e Këshillimit Kombëtar
Rreth 360 milionë lekë (afërsisht 300 mijë euro) të tjera pritet të kushtojë shtypja, shpërndarja e pyetësorëve dhe reklama për procesin e ashtuquajtur Këshillim Kombëtar i kryeministrit Edi Rama.
Posta Shqiptare që bën shpërndarjen e pyetësorëve në shtëpitë e qytetarëve do të harxhojë 30 milionë lekë për shtypjen e pyetësorëve, për zarfe dhe prodhimin e materialeve raklamuese. Për këtë qëllim, posta ka filluar procedurat e tenderimit.

Nga ana tjetër, Agjencia e Bashkëqeverisjes në Kryeministri pritet të harxhojë 4 milionë lekë të tjera për shtypjen e materialeve promovuese për nxitjen e qytetarëve që të plotësojnë pyetësorin.
Agjencia ka shpallur procedurën e prokurimit për këtë qëllim.
Këto kosto nuk përfshijnë shpenzimet e deritanishme për shtypjen dhe shpërndarjen e mbi 100 mijë pyetësorëve, kryesisht në qytetin e Tiranës. As kostoja e punonjësve të Postës Shqiptare dhe e punonjësve të tjerë të përfshirë në këtë proces nuk është përfshirë në shifrat e mësipërme.
Pak javë më parë, kryeministri Rama vendosi që të marrë mendimin e qytetarëve për disa çështje të rëndësishme të politikave publike. Mendimi merret me anë të një pyetësori me 12 çështje, që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.
Pyetësori mund të plotësohet online ose me shkrim: çdo familjeje i dërgohet një ose disa kopje të pyetësorit të shtypur.
LEXONI GJITHASHTU:
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 15:45 Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
- 15:28 Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
- 15:20 Vrau 15 pacientë dhe u përpoq të fshihte gjurmët, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani
- 15:08 Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën
- 15:02 Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake
- 14:50 8 shtete anëtare kundërshtojnë hapjen e grupit të ardhshëm të pranimit të Serbisë në BE