Sa milionë euro pritet të qarkullojnë në Tiranë nga finalja e Conference League

10 Maj 2022 | 18:49

Gjatë finales së Conference League mes Romës dhe Fejnord që do të zhvillohet në 24 maj në ‘Air Albania’, në Tiranë pritet të qarkullojnë miliona euro.

Gazetari Gerti Çarçani tha në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania se rreth 150 mln euro pritet të qarkullojnë në Shqipëri gjatë ngjarjes së rëndësishme sportive që pritet ta kthejë Tiranën në kryeqytet të Europës.

“Vetëm me këtë finale sipas një projeksioni të UEFA-s parashikohet të qarkullojnë mbi 150 milionë euro për këto dy ditë në Tiranë”, tha gazetari.

Gazmend Malo, drejtor i marketingut në FSHF tha se vete stadiumi, që është pika kryesore e kësaj finaleje, po bën disa ndryshime në infrastrukturë për të pritur këtë ngjarje  të rëndësishme.

“Është zgjeruar tribuna e mediave, ka një 4-5 fishim të kapaciteteve në të gjitha shërbimet. Një studio televizive është vendosur në tribunën jugore të përgatitur për këtë event, janë shtuar dy ekrane gjigante. Dy shkallë janë vendosur në tribunën kryesore, të nevojshme në varësi të protokollit të dhurimit të trofeut”, shpjegoi Malo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022