Sali Berisha “merr pjesë” në homazhet në nderim të Ismail Kadaresë

3 Korrik 2024 | 17:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndonëse në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të 2023, ishte i pranishëm në homazhet e mbajtura këtë të mërkurë (3 korrik 2024) në nder të shkrimtarit Ismail Kadare.

Ndonëse jo fizikisht, ai u bë i pranishëm me anë të një mesazhi në librin e kujtimeve, dhe një kurore me lule.

Kurora është vendosur nga nënkryetari Luçiano Boçi dhe deputetja Albana Vokshi, ndërsa mesazhin në emër të kryetarit të PD e shkruajti nën kryetari Boçi.

“Në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shprehim pikëllimin e madh për humbjen e gjeniut, figurës së ndritur, i cili me veprën e tij tejshkoi kohën, theu normat dhe tabutë ideologjike të socrealizmit dhe i dha letërsisë shqiptare dhe shpirtit shqiptar përmasë botërore”.

I paharruar do të mbetet Kadare dhe vepra e tij do ndikojë në shekuj shpirtin dhe krenarinë tonë”.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026