Salianji drejt Policisë: Do e bëj betejën nga burgu, shpresoj të frymëzoj qytetarët

27 Shtator 2024 | 17:25

Deputeti i Partisë Demokratike është nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për t’u vetëdorëzuar, pasi Gjykata e Apelit la ditën e djeshme në fuqi dënimin e tij me 1 vit burg për dosjen ‘Babale’, të vendosur fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Pas daljes nga selia blu, Salianji dha edhe një deklaratë për mediat, ku tha se beteja e tij ka qenë për të vërtetën dhe do të vijojë edhe nga burgu.

Ai tha gjithashtu se shpreson se këto beteja do të frymëzojnë qytetarët për t’u ngritur kundër vendimeve të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Çdo përpjekje ka qenë për të mirën, për interesin publik. Ata nuk do të ndalen me të keqen, ne nuk do të ndalemi me të mirë. Grupi Parlamentar kishte menduar të ngujoheshim, por meqë unë jam shprehur se do të përballem, edhe me këtë pengmarrje banditeske që po bëjnë duke privuar lirinë për 1 vit dhe duke ndërprerë mandatin e dhënë nga qytetarët. Do të bëjë betejën aty, shpresoj të jetë një betejë për qytetarët. Ne sakrifikojmë lirinë për të thënë të vërtetën, sepse e vërteta nuk ka çmim. Protesta do të mbahet në datën 6 tetor. Tani nuk kam kërkuar që të mbahet asnjë protestë par Policisë. Protestat do të jenë të mëdha, qytetarët kanë reaguar”, tha Salianji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026