Salianji: Partia Demokratike zyrtare do të tretet, e ka marrë peng Basha

8 Qershor 2023 | 11:12

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, komenti nga ambientete e jashtme të parlamentit situatën në Partinë Demokratike zyrtare, pas tensioneve në mbledhjen e Kryesisë.

Salianji deklaroi se Partia Demokratike nuk është më një parti, por përfaqëson interesat e ish-kryatarit Lulzim Basha, i cili nuk u tërhoq asnjëherë nga drejtimi.

Salianji nënvizoi se është për të ardhur keq si ajo parti do të tretet së bashku me njeriun që e mban peng përmes logos.

“Intersat ekonomike dhe private kanë bërë që Partia Demokratike e vulës të mos ketë më parti. Nëse nuk do të ishte dhuna apo shantzahi ndaj deputetëve dhe ju gazetarëve, ajo ngjarje do të ishte si një sherr në lagje pa asnjë kuptim politik. Ndodhin sherre në lagje mes të dehurve në mënyrë të shpeshtë.

Nuk është parti politike për fat të keq më. Vëmendjen e merr pasi aty ka deputetët të dalë nga lista e PD. Aty është vetëm një njeri që e ka marrë peng, ish-kryetari nuk është dorëhequr, u detyrua të tërhiqej për shkak të presionit që i bëmë ne dhe deputetët në atë periudhë. Vazhdon ta mbajë atë parti dhe do të tretet bashkë me partinë dhe logon”, tha Salianji.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026