Salianji: PD e detyruar të ketë vetëm një kandidat në zgjedhje
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji konsideroi si detyrim daljen e PD-së në zgjedhje me vetëm një kandidat.
Në një konferencë për mediat ai u shpreh se pavarësisht keqkuptimeve gjërat nuk zgjidhen me vendim gjykate.
“Në PD ka probleme por nuk zgjidhen duke iu adresuar njëri-tjetrit me konferenca për shtyp. Deputetë të PD, ulen me kundërshtarë politikë dhe jo me njëri-tjetrin. Nuk zgjidhen gjërat me vendim gjykate, Gjykata duhet të përshpejtojnë vendimin. Gjykata ka rëndësi, por përtej kësaj çështja e PD është një çështjes që zgjidhet me vullnetet të gjithë përfaqësuesve të saj,” – u shpreh Salianji.
Sipas tij marrja pjesë në zgjedhje me vetëm 1 kandidat do t’i bëjë përgjegjës para demokratëve, votuesve, duke i ulur vlerën përballjes me kundërshtarin politik që është Rama dhe PS.
Të njëjtin qëndrim mbajti dhe deputeti Lefter Gështenja në një intervistë më herët në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta