Sami Neza: Policia doli në mbrojtje të agresorit të Berishës

9 Dhjetor 2022 | 17:00

Analisti Sami Neza thotë se policia mori në mbrojtje agresorin e kryedemokratit Sali Berisha menjëherë pas sulmit për të lehtësuar barrën ndaj tij.

Në një intervistë për Euronews Albania, Neza u shpreh se policia, për të mbrojtur agresorin, shpërndau për mediat një raport mjekësor që sipas tij nuk ka asnjë vlerë ligjore.

“Gjithë mënyra si u soll policia atë ditë, pak minuta pas sulmit, tregon se policia është e përfshirë të paktën në skenarin e lehtësimi të barrës mbi personin në fjalë. Policia nxori një raport mjekësor që siç u vërtetua është një dokument që nuk ka vlerë ligjore. Është e pamundur që dokumenti të merrej nga mediat në një periudhë aq të shkurtër. E ka nxjerrë policia ose media të qeverisë, ka dalë nga pushteti. Ka pasur tentativë të qartë për të mbuluar me mjegull mënyrën si ky personi sulmoi Berishën për të kthyer në një incident të zakonshëm pa ngjyresa politike. Kjo është alibia e parë, që tashmë është zbehur”, tha analisti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023