Topalli zbulon ditën e Berishës pas sulmit: Ja çfarë bëri
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli tregoi në “Now me Erla Mëhillin” aktivitetet e Sali Berishës pasi u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, një 31-vjeçar i cili sipas mjekut Sadik Lala është pacient i tij dhe vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.
“Është një energji, është unik në llojin e tij. Merr gjithë atë goditje brutale dhe ai vazhdon të ecë, qëndron edhe tre orë duke pritur të gjithë folësit që të mbaronin fjalimet e tyre, mban një nga fjalimet më brilante që kishte mbajtur ndonjëherë, kthehet përsëri në godinën e Partisë Demokratike, mban edhe një konferencë shtypi, ka probleme sepse dëmtimi shkon edhe më tej gjatë kohës më pas dhe ngrihet pret miqtë e tij nga Kroacia, ish-presidentin dhe del aty dhe çon në këmbë një sallë me të rinj, tani çfarë do thuash,” – u shpreh Topalli.
Ajo shtoi se Sali Berisha është një lidership.
Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë masën e arrestit me burg për agresorin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gert Shehu do dalë paraditen e së premtes para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndaj tij janë ngritur dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës