Samiti global i reduktimit të dëmeve nga duhani, ekspertët: Të rifreskohen politikat
Ekspertë të shëndetit publik nga 30 vende të botës janë mbledhur këtë të hënë në Athinë, ku po mbahet Samiti i 6-të i organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare Shkencore e Ekspertëve të Pavarur për Kontrollin e Duhanit dhe Reduktimin e Dëmit.
Në fokus të këtij samiti është njohja me dëmet që shkakton duhanpirja nëpërmjet studimeve shkencore si dhe prezantimi i produkteve alternativemë pak të dëmshme.
Lufta kundër pirjes së duhanit është një nga objektivat themelore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Me rreth 1.1 miliard duhanpirës aktivë në mbarë botën dhe rreth tetë milionë vdekje në vit që rezultojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi nga ekspozimi ndaj substancave të dëmshme të prodhuara nga djegia e cigares, kjo e fundit, është gjithashtu një ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të rënda.
Ekspertët kanë referuar punime shkencore të cilat kanë faktuar se në 30 vitet e fundit prevalenca e duhanpirjes ka rënë por me rritjen e popullsisë, numri i përgjithshëm i duhanpirësve është rritur.
Njëkohësisht ekspertët nënvizojnë se nevojiten të dhëna për politikbërësit që të hartojnë politika që reduktojnë pasojat e dëmshme të pirjes së duhanit për popullatën.
Veç dëmeve të shumta në shëndet një studim i fundit i realizuar tek personat me probleme të shëndetit mendor vuri në duke se pirja e duhanit rrit sëmundshmërinë dhe shkakton vdekje të parakohëshme.
Ekspertët besojnë se strategjitë e kontrollit të duhanit duhet të riformohen për të përfshirë reduktimin e dëmit. Megjithëse lënia e duhanit dhe parandalimi mbeten dy ndërhyrjet më me ndikim dhe me kosto efektive në mjekësi, ata rekomandojne inkurajimin e produkte alternative me rrezik më të ulët, përveç masave tradicionale të ndalimit të duhanit dhe parandalimit të duhanit.
Duke qenë se studimet kanë faktuar se është pikërisht tymi i duhanit ai që krijon dëme në shëndet dhe jo nikotina, OBSH ka vendosur si objektivë globale që deri në 2030 të kemi një botë pa tym duhani.
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës